Kurti bisedë telefonike me Pendarovskin

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e vendit tpnë Stevo Pendarovski.

Sipas komunikatës qeveritare të Kosovës gjatë bisedës, ata diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale dhe fqinjësore.

Vëmendje e veçantë iu dha situatës së krijuar në të dy vendet pas përhapjes së pandemisë COVID-19.

Kurti dhe Pendarovski i komunikuan njëri-tjetrit gjendjen me COVID-19, masat që institucionet qeverisëse të vendeve respektive kanë ndërmarrë për luftimin dhe menaxhimin e kësaj pandemie, dhe rimëkëmbjen pas saj.

Bashkëpunimi bilateral dhe rajonal është gjithmonë i rëndësishëm, por veçanërisht në kohë të sotme. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për marrëdhënie bilaterale me fqinjët e saj dhe të jetë faktor kyç dhe kontribut-dhënës në regjion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme