Kryeministri Albin Kurti, i është bashkuar SHBA-së dhe BE-së, në reagimet e tyre për dënimin e sulmeve të Rusisë në disa qytete të Ukrainës.
Në Twitter, Kurti ka shkruar se çdo shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë është bashkëfajtor për pasojat e pushtimit rus në Ukrainë.
Tutje tha se bota demokratike duhet të reagojë, të flasë më zë për sulmet brutale në zonat civile.
“I bashkohem me Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE-në) dhe aleatët tanë të tjerë në dënimin e sulmeve brutale të Rusisë në zonat civile në të gjithë Ukrainën. Sot, bota demokratike duhet të flasë me një zë: Çdo shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë në mes të kësaj lufte të tmerrshme është bashkëpunëtor në pasojat e saj”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq, presidenti amerikan Joe Biden, të hënën ka thënë këto sulme që vranë dhe plagosën civilë dhe shkatërruan objektivat që nuk kanë infrastrukturë ushtarake, edhe një herë dëshmojnë brutalitetin e luftës ilegale të Putinit mbi popullin ukrainas.
“Së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, do të vazhdojmë t’i kundërvihemi agresionit rus, dhe ta bëjmë Putinin dhe Rusinë përgjegjëse për krime lufte dhe të ofrojmë mbështetjen për forcat ukrainase, që po mbrojnë vendin dhe lirinë e tyre”, tha Biden.