Kurti: Deklarata për demarkacionin është mashtrim

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një konfernëcë për media ka thënë se deklarata e përbashkët ndërmjet presidentit Thaçi dhe presidentit malazez Vujanoviq për demarkacionin, është mashtrim.

Kurti ka thënë se kjo deklaratë nuk është dashur të nënshkruhej pa dijeninë e insititucioneve të Kosovës, dhe se ajo vetëm rikonfirmon marrëveshjen e vitit 2015.

‘’Rezultatet e komisionit shtetëror nga Shpejtim Bulliqi janë shpërfillur tërësisht nga kjo deklaratë. Ai kishte thënë se nuk është marrëveshje për shënimin e kufirit, por për përcaktimin e kufirit, për ndryshimin e tij jashtë cdo kompetence’’, ka thënë Kurti, transmeton Periskopi.

Ai ka komentuar pikat që gjenden në këtë deklaratë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Po ashtu Kurti ka thënë se deklarata është ndryshe në shqip e ndryshe në anglisht.

‘’Ndryshe është në shqip e ndryshe në gjuhën angleze. Në shqip mungon pika 6. Kjo deklaratë I legjitimon veprimet e marra’’

‘’Deklarata është mashtrim. VV synon marrëveshje të drejtë me Malin e Zi për demarkacionin’’, ka shtuar Kurti./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme