Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj mbrëmë ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditëshe në SHBA.

Me këtë rast, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së  bashku me ministrin Mehaj, do të priten nga autoritetet më të larta shtetërore politike dhe ushtarake të shtetit të Iowa-s.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, Republika e Kosovës dhe shteti i Iowa-s, kultivojnë partneritetin e ngushtë ndërshtetëror tashmë mbi një dekadë dhe vizita përkatëse është në funksion të forcimit të mëtejmë të këtij partneriteti.