Sipas njoftimit të Qeverisë, në takimin e përbashkët me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe këshilltaren ligjore të kryeministrit, Tea Blakaj Hoxha, u bisedua edhe për projektligjin për Liritë Fetare.

Kryeministri Kurti e falënderoi myftiun Tërnava për bashkëpunimin për këtë projektligj.

U theksua se Qeveria e merr me seriozitet garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët pa dallim. /Telegrafi/