Kurti: Do bëhemi vendi më konkurrues në Ballkanin Perëndimor për investimet e huaja direkte

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në inaugurimin e Odës Nordike, dhomës së re të biznesit Nordiko-Kosovar.

Duke folur për arritjet e dukshme të Qeverisë gjatë dy viteve të fundit, kryeministri Kurti përmendi raportet ndërkombëtare për Kosovën, duke përfshirë atë të BE-së, Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, Reporterëve pa Kufij dhe të tjera raporte që evidentojnë arritjet, përkushtimin dhe punën e Qeverisë për përparimin e vendit.

Kryeministri tha se një nga objektivat kryesore të “NordiKo” do të jetë mbështetja e investitorëve të mundshëm nga vendet nordike, për të eksploruar mundësitë e investimeve dhe shkëmbimit tregtar për dhe nga Kosova. Kjo dhomë biznesi do të shërbejë si një katalizator për përparimin, një platformë që nxit bashkëpunimin, inovacionin dhe sipërmarrjen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme