Kurti e jep zotimin: Do të punojmë derisa Kosova të pastrohet nga korrupsioni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur lajmin për pozicionin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit, shkruan Syri.net Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se do të punojnë edhe më shumë, derisa Kosova të jetë afër e bashkë me vendet e pastra për nga korrupsioni.

“Zotimi ynë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit institucional është duke dhënë sinjalet e para shumë optimiste. Nga pozita 104 në pozitën e 87, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, Kosova e ka përmirësuar pozitën e saj për 17 vende. Ende pa u bërë një vit nga marrja e detyrës, veprimet tona kundër korrupsionit, vlerësohen pozitivisht nga organizata kredibile. Sigurisht që duhet edhe më mirë e sigurisht që do të punojmë më shumë, derisa Kosova të jetë afër e bashkë me vendet e pastra për nga korrupsioni”, ka shkruar kryeministri.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme