Kurti e Qosja vizitojnë Adem Demaçin

Kandidati i VV-së për kryeministër të vendit, Albin Kurti, së bashku me Akademik Rexhep Qosjen, kanë vizituar sot veprimtarin kosovar, Adem Demaçi.

Kurti, përmes Facebook-ut, ka vlerësuar lart figurat e Qosjes dhe Demaçit, duke thënë se “qartësia dhe thellësia e mendimit dhe dijes së tyre frymëzon si ngahera, pavarësisht kohërave dhe moshës së tyre”.

Postimi i Kurtit

Sot në mëngjes ishim në vizitë te Baca Adem Demaçi me Prof. Rexhep Qosjen. Qartësia dhe thellësia e mendimit dhe dijes së tyre frymëzon si ngahera, pavarësisht kohërave tona e moshës së tyre.

Baca Adem i dha pamatshëm shumë Kosovës dhe shqiptarëve. Dhe, sot, me entuziazëm të paepur porosit: Përpara!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme