Kurti e quan Haradinajn të paguximshëm, thotë se Thaçi s’ka nevojë më për të

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,Albin Kurti, ka thënë se Marko Gjuriq është dashur që të mbahej nën arrest e jo të depërtohej menjëherë në Serbi, në mënyrë që të vendosej drejtësia për të, në rastin e hyrjes ilegale në Kosovë gjatë ditës së djeshme.

Kurti ka folur edhe për efikasitetin e Policisë së Kosovës, megjithatë është shfaqur skeptik se ka pasur një strategji para aksionit të djeshëm.

“Gjuriq është dashur të mbetet në arrest për vendosur drejtësia”, ka deklaruar Kurti në një konferencë për media.

“Nuk e dimë nëse kishte strategji shtetërore para aksion të djeshëm, dhe nuk e dimë nëse ka strategji pas aksionit” është shprehur Kurti.

Ai ka folur edhe për heshtjen e derisotme të kryeministrit Haradinaj lidhur me aksionin e djeshëm ku u arrestua Marko Gjuriq.

“Haradinaj nuk kishte guxim të thoshte se dje e kishte dhëne urdhrin për askion. Duket që Thaçi që nuk ia ka më nevojën Haradinajt, pas ratifikimit të Demarkacionit. Tash ndërruan rolet”, tha Kurti.

Sipas tij, themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe po bëhet si shkëmbim i një ulëseje për Kosovën në OKB.

Megjithatë Kurti thotë se kjo nuk e siguron stabilitetin e Kosovës, pasi edhe Bosnja ka ulëse në OKB por vazhdon të jetë një shtet me probleme të mëdha.

“Në këmbim të instalimit të zajednicës premtohet ulësja në OKB.Nuk duhet harruar që Bosnja ka ulëse në OKB, por është një shtet jo funksional me problem të brendshme. Ulësja në OKB nuk mund  të merret në këmbim të defunksionalizimit të shtetit” është shprehur Kurti.

Sa i përket largimit të Listës Serbe nga Qeveria Haradinaj, Kurti ka thënë se ata nuk duhet të luten që të kthehen në Qeveri, dhe ka bërë ftesë për një konsensus dhe strategji të përbashkët.

“Në vend të dialogut të mbyllur me Serbinë për pajtim, të fillojmë dialog të hapur me serbët dhe pakicat në Kosovë.Nëse ky aksion është si pasojë e darkës Thaçi Vuçiq, atëherë kjo është një qorbë.Nuk na nevojitet një qeveri konsensuale, por një qëndrim konsensual.Ne kemi nevojë për strategji shtetërore karshi Serbisë. Lë të ndërtojmë një raport konsensual karshi Serbisë. Nuk mund të lejojmë që Serbia të hyjë mes nesh.Nuk ka kuptim që të arrestohet e të depërtohet Marko Gjuriq, e të lejohet instalimi i Zajednicës” ka deklaruar Kurti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme