Kurti emëron edhe dy këshilltarë politikë

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar sot si këshilltarë politikë, raporton Gazeta Express.

Fëllanza Podrimja dhe Elvis Hoxha janë dy të emëruarit e Kurtit.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi të nisur për media nga Qeveria e Kosovës.

“Podrimja, është e rritur në Gjermani dhe ka përfunduar studimet Master për shkenca politike me theks të veçantë në Evropën Lindore dhe marrëdhëniet transatlantike, në Universitetin e Ludëig Maximilian të Munihut. Para se të kthehej në Kosovë ka punuar disa vite si këshilltare politike në Berlin ku njëherit është njohëse e institucioneve të politik bërjes në Gjermani e në BE”, shkruhet në njoftim.

Kurti e ka emëruar si këshilltar edhe Elvis Hoxhën.

“Kurse, Elvis Hoxha, është i diplomuar në inxhinieri kimike, në Universitetin e Tiranës, dhe më pas në filozofi, në Universitetin Paris-8, në Francë. Ka ligjëruar filozofinë politike dhe estetikën në Universitetin Paris-8 dhe në disa universitete të Tiranës.

Është autor i disa eseve në lidhje me implikimet e politikës, artit dhe historisë me filozofinë, si dhe përkthyes i mbi dhjetë librave nga autorët më të njohur të filozofisë bashkëkohore franceze. Aktualisht ai është drejtor ekzekutiv i Institutit Politik të Studimeve Humane me qendër në Tiranë”, bëhet e ditur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme