Kurti falënderon Turqinë për mbështetjen në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka falënderuar ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Kosovës në zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes, duke iu referuar nënshkrimit të marrëveshjes të Kosovës me kompaninë turke “MKE” për funksionalizimin e fabrikës së municioneve.

Kurti u takua me Fidanin të shtunën në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.

Shefi në detyrë i ekzekutivit gjithashtu pati mirënjohjen për kontributin e Turqisë në mbështetjen që i jep Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Kryeministri tha se Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta dhe bashkëpunim të afërt në shumë fusha, përfshirë ekonomi dhe mbrojtje. Ai e falënderoi ministrin Fidan për mbështetjen e Turqisë për Kosovë në rrafshin ndërkombëtar, kontributin në sigurinë e Kosovës përmes KFOR-it dhe partneritetin në zhvillimin e industrinë vendore të mbrojtjes me marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë turke MKE për funksionalizimin e fabrikës së municionit”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme