Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se fëmijët nuk falin nëse u trashëgohet një Kosovës e vjedhur, e varfër, e pazhvilluar, e paarsimuar, e sëmurë dhe e shkombëtarizuar.
Ai ka thënë se Vetëvendosje nuk do të lejojë që të ndodh kjo, prandaj, sipas tij, fitorja është e Vetëvendosjes, shkruan Periskopi.
Shkrimi i plotëi Kurtit:
Një Qershori na gjeti në Pejë, në tubimin tonë elektoral.
Kosova, kufijtë e toka e saj, natyra, bjeshkët, minierat, por edhe qytetet, infrastruktura, teknologjia e kultura, këto i përkasin fëmijëve tanë.
Fëmijët nuk do të na falin nëse ua trashëgojmë një Kosovë të vjedhur, të varfër, të pazhvilluar, të paarsimuar, të sëmurë e të shkombëtarizuar.
Por ne nuk do ta lejojmë këtë. Ashtu siç ndalëm demarkacionin e padrejtë, do t’i ndalim edhe koalicionet e korrupsionit, në Pejë e në gjithë Kosovën.
Fitorja është e jona, ndërsa koalicionet do të prishen.
#Albini2017