Kurti flet për përçarjet: Kurrë s’ka pas babë në Vetëvendosje

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e Donika Kadaj Bujupi kanë folur pas lirimit nga paraburgimi – shkruan Periskopi.

Deputeti Albin Kurti ka thënë se gjyqtari Beqir Kalludra po bën gara me prokurorin Sylë Hoxha, se cili po i bën më shumë dëme Lëvizjes Vetëvendosje.

Tutje, ai ka folur edhe për pakënaqësitë që së fundmi janë shfaqur në Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, demokracia e brendshme në VV është e mjaftueshme që të zhvillohen bisedime dhe të shtjellohen mospajtimet e brendshme, transmeton Periskopi.

“Demokracia e brendshme ne VV është e mjaftueshme që ne me zhvillu bisedime dhe me i shtjellua mospajtimet e brendshme. Unë besoj që LVV është subjekti më demokratik në Kosovë, kemi demokraci të brendshme. Dialog, durim dhe demokraci do të mjaftojnë që të zgjidhen problemet.

Ai ka folur edhe për kushtin e deputetit Dardan Molliqaj, që Kurti të mos kandidojë për kryetar të Lëvizjes.

“Statusi i VV’së i përcakton këto gjëra”, tha shkurt Kurti.

Ai u pyet nëse ende ka marrë urim nga Molliqaj pas lirimit nga paraburgimi.

“Ende nuk e kam hapur telefonin që kur kam dalë nga paraburgimi, kesh në zyrë tash po shkoj në shtëpi”, u përgjigj ai.

Lidhur me fyerjet e deputetes Aida Dërguti, Kurti tha se nuk do të merret me gjëra që i takojnë vitit të kaluar.

“Gjithçka do të diskutojmë Brenda organeve. E rëndësishme për mu është programi dhe reforma organizative në VV. Nuk duhet të merremi me gjëra që për pak do t’i takojnë vitit të kaluar. Nuk ka babë në Lëvizjen Vetëvendosje, kurrë s’ka pas”, shtoi ai.

Ndërsa, deputetja Donika Kadaj tha se lirimi i tyre është i paplotë, përderisa në Burgun e Dubravës po mbahen aktivistët./Periskopi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme