Kurti flet për vrasjet, përmend Krivaqën e Pajazitajn, ia lë fajin “mosveprimit të sistemit të drejtësisë”

Kryeministri Albin Kurti në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë foli për rastet e vraseve, të cilat u shtuan ditët e fundit.

Sistemit të drejtësisë ia hodhi fajin shefi i Qeverisë, duke thënë se si pasojë e mosveprimit persona të shumtë me precedentë penal po lëvizin lirshëm.

“Janë të shumta rastet kur si pasojë e mosveprimit të sistemit të drejtësisë, persona të ndryshëm me precedent të shumtë penal lëvizin lirshëm qoftë të liruar nga organet apo të pandjekur fare penalisht që rrezikojnë dhe marrin jetë të qytetarëve tanë. Edhe raportet të ndryshme kredibile vendore e ndërkombëtare konstatojnë se drejtësia jonë vazhdon të jetë jo efikase dhe e ngadaltë dhe të përshkruhet me fenomenin me raste të shumta në rigjykim dh evendimeve jo të duhura ndëshkimore”, tha Kurti.

Këtu, ai e përmendi lirimin e Naser Pajazitajt, të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

“Nuk mungojnë rastet më ekstreme tashmë të njohura nga publiku kur dënimet me burg të përjeshtëm, të shqiptuar në shkallë të parë, instanca e fundit kishte liruar tërësisht nga akuza të pandehurin në një proces maratonik gjyqësor të gjykuar e rigjykuar”, tha kryeministri.

Shefi i Qeverisë e përmendi edhe rastin e dënimit të Dardan Krivaqës me burgim të përjetshëm në shkallën e parë. Ky denim, sipas Kurtit, erdhi vetëm pas reagimit të shoqërisë.

“Kur ndodh një krim po duhet të ngritët shoqëria të kemi vendim meritor nga Gjykata, shembulli i fundit është dënimi me burg të përjetshëm për vrasësit e së ndjerës Marigona Osmani, pra Dardan Krivaqa. U dasht një shoqëri e popull i tërë të dënojë publikisht krimin në mënyrë që gjykata të mund të nxerrë verdikt meritor. Vendimet e drejtësisë kanë efekt të dyfishtë në shoqërinë e çdo vendi: Përveç se sjellin drejtësi për viktimat e të dëmtuarit, ato diktojnë edhe parashikueshmërinë e pasojave të çdo veprimi të paligjshëm e penal, duke ndikuar në parandalimin e krimeve”, tha ai.

Kurti i kritikoi gjykatat dhe prokurorinë, duke theksuar se besimi i tyre ka rënë.

“Besimi në organet e drejtësisë vazhdon të jetë ndër më të ulëtit në krahasim em institucione të tjera. Sipas raportit të UNDP dhe USAID “Pulsi Publik”, teksa niveli i kënaqshmërinsë është rritur në mbi 50 përqind, për organet gjyqësore dhe prokuroriale trendi i tyre vazhdon të jetë i ulët. Sipas këtij raporti kënaqshmëria e qytetarëve për performancën e sistemit të drejtësisë, gjykata dhe prokurori është vetëm 29 përqind.”, tha Kurti.

Këtu, ai përmendi se shumë raste të gjykatës së shkallës së parë kthehen në rigjykim dhe kjo sipas tij e vonon drejtësinë, e humb besimin e qytetarëve dhe nxit krimin e kriminalitetin.

“Sipas statistikave të gjyqësorit, gjatë vitit 2022, gjykata e Apelit kishte kthyer në rigjykim plot 1754 raste. Ky raport e rëndon sistemin e drejtësisë, e ngufatë atë, e vonon drejtësinë, e humb besimin e qytetarëve dhe si efekt përfundimtar në mungesë të ndëshkueshmërisë efikase rrezikon të inkurajojë krimin e kriminalitetin. Andaj reforma është domosdoshmëri, e vettingu është zgjidhje. Tash e pesë muaj jemi në pritje që Gjykata Kushtetuese t’i hapë rrugë sa më shpejt jetësimit të kësaj reforme e koha po kalon, koha që kalon është kohë e humbur”, tha Kurti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme