Lideri i VV Albin Kurti është duke iu drejtuar masës në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbeu”.Ai ka thënë se kanë dalë në shesh sepse qeveria aktuale nuk duhet të jetë në pushtet.Kurti para masës në protestë duke i nderuar deputetët e LDK-së Vjosa Osmanin, Haxhi Avdyli dhe Korab Sejdiu ka thënë se është i zemëruar pavarësia e Kosovës është dashur të jetë e shtetit e jo e pushtetarët.
“Qeveria po na rritet e Kosova po zvogëlohet andaj ne jemi këtu dhe bashkë. Kosova është shtet i kapur prej uzurpatorit tonë që po bashkëpunon ngushtë me atë të huajin. Nuk ka perspektivë të gjithë po populli po përpiqen të ikin. republika është në rrezik, në jemi në shesh, sepse ata nuk duhet të jenë në pushtet. Me hajna nuk ka shtet”, tha Kurti.Kurti ka shtuar presidenti është shfaqur për kompromis të dhimbshëm për Kosovën. “Kjo nuk është protestë e inatit, por e dashurisë njerëzorë për vendin tonë. Aq shumë e duam republikën, aq shumë e duam Luginën që për asnjë kusht dhe rrethanë nuk i nënshtrohem një njeriu”, tha ai.
Kurti ka thënë se Thaçi kurrë nuk dha asnjë cent për Luginën për të ndihmuar jetën e atyre qytetarëve, andaj po mashtron kur po thotë se do ta bashkoj Luginën me Kosovën.