Kurti, Haxhiu e Bujupi mbërrijnë në Kuvend, a do të arrestohen?

Tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi e Albulena Haxhiu, para pak minutash kanë hyrë në kuvendin e Kosovës, raporton zeri.info.

Të tre këta deputetë nuk ishin paraqitur ne seancën gjyqësore para dy ditësh, lidhur me akuzën për hedhje të gazit lotsjellës.

Kurti e Bujupi ishin kërkuar nga policia e Kosovës, mirëpo nuk ishin gjetur në banesat e tyre. Me këtë rast, policia e Kosovës shpalli urdhërarrest për ta. /Zeri/

Image

Image

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme