Kurti i krahason produktet që prodhohen në Kosovë me ato të Bashkimit Evropian

Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka kanë vizituar kompaninë “Proton Cable”, raporton Ekonomia Online.

Kurti nga Prizreni theksoi se “Proton Cable” është shembull i prodhimtarisë cilësore e që krahasohet me prodhimet që vijnë nga Bashkimi Evropian.

“Sot bashkë me kryetarin e Prizrenit dhe me zv.ministrin e  Financave dhe Transfereve Ilir Aliun vizituam kompaninë ‘Proton Cable’ me pronarin Fatos Didën, i cili bën prodhimin e telit të bakrit”.

“Ky tel ka diametrin çerek milimetri prodhohet në këtë fabrikë dhe shndërrohen në izolim në një tel të bakrit që e ka prerjen tërthore me sipërfaqe 2.5 mm katror”.

“Krinolati si lëndë e parë që përpunohet në këtë fabrikë nuk ngecë asgjë prodhimeve të njëjta të BE-së. ‘Proton Cable’ është shembull i prodhimtarisë cilësore e vendore”.

Pronari i “Proton Cable”, Fatos Dida, deklaroi se për prodhimin e bakrit janë të parët në rajon, raporton EO.

“Faleminderit që interesoheni për prodhime vendore, kemi marr iniciativën që të prodhojmë telin e bakrit e para në trojet shqiptare”

“…jemi ne fazën testuese dhe së shpejti shpresojmë të vini edhe në hapjen zyrtare”, tha ai.

”Proton Cable” është fabrikë e kabllove dhe përçuesve elektrik në Prizren.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme