Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti do t’u ofrojë autoriteteve të Podgoricës të mbështesin idetë e Kosovës në luftën kundër Serbisë, dhe si kthim ata nuk do të kërkojnë të diskutohet më për kufirin.
Kështu shkruan mediumi malazez ‘Borba’, duke theksuar se Kurti ka deklaruar publikisht se marrëdhëniet e Kosovës me Malin e Zi janë shumë të mira, dhe se Prishtina e vlerëson pozitën e Malit të Zi kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës dhe integrimin.
Ky medium thotë se Kosova e sheh Podgoricën si aleatin e vetëm në luftën kundër Beogradit, veançërisht pas vendimit të Tiranës për të mbështetetur mini-shengenin. Sipas tyre, kjo është arsyeja se Kurti ka nevojë për Malin e Zi si aleat kundër Serbisë, transmeton lajmi.net.
Tutje, thuhet se Kurti do t’i ofrojë Podgoricës të mos e ngritë më çështjen e rregullimit të kufijve dhe se me qeverinë malazeze do të jenë partnerë.
“Sapo të marr përsipër postin e kryeministrit do të takohem me homologun malazez dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë”, ka deklaruar Kurti.