Kurti i pari me mbi 259 mijë vota, këta janë 5 burrat më të votuar në secilën parti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po vazhdon të numëroj votat për kandidatët nga partitë, për ulësen në Kuvendin e Kosovës.

Deri më tani, siç njofton KQZ-ja në përditësimin e fundit, janë numëruar 93,35% e votave.

Por cilat janë 5 burrat më të votuar nga partitë politike?

Albin Kurti nga VV radhitet i pari bindshëm më i votuari deri tani në Kosovë me mbi 259 mijë vota, kurse nga PDK më së shumti vota ka Bedri Hamza mbi 118 mijë vota, në LDK prin Lumir Abdixhiku me mbi 74 mijë vota, kurse Ardian Gjini në AAK është i pari me mbi 40 mijë vota deri tani, shkruan Reporteri.net.

Pesë burrat më të votuar deri tani në VV:

ALBIN KURTI – 259,759 Vota

GLAUK KONJUFCA – 206,225 Vota

HEKURAN MURATI – 104,840 Vota

XHELAL SVEÇLA – 82,129 Vota

AVNI DEHARI 73,200 Vota

Pesë burrat më të votuar deri tani në PDK:

BEDRI HAMZA – 118,301 Vota

PËRPARIM GRUDA – 72,207 Vota

ARIAN TAHIRI – 62,594 Vota

URAN ISMAILI – 59,347 Vota

ARBEN MUSTAFA – 28,238 Vota

Pesë burrat më të votuar deri tani në LDK:

LUMIR ABDIXHIKU – 74,801 Vota

AVDULLAH HOTI – 43,370 Vota

KUJTIM SHALA – 36,049 Vota

UKË RUGOVA – 35,991 Vota

ANTON QUNI – 28,903 Vota

Pesë burrat më të votuar deri tani në AAK:

ARDIAN GJINI – 40,777 Vota

RAMUSH HARADINAJ – 36,673 Vota

DAUT HARADINAJ – 27,705 Vota

BESNIK TAHIRI – 24,309 Vota

BEKË BERISHA 19,997 Vota

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme