Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i pikëlluar dhe shokuar nga vrasja e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.
Kuri ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit të Japonisë.
Tutje, Kurti ka thënë se Abe ishte lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës.
“Jemi të pikëlluar dhe të shokuar nga vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Kryeministri Abe ishte një lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për familjen e kryeministrit Abe, miqtë e tij dhe popullin e Japonisë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, vdiq pasi u sulmua me armë zjarri në një ngjarje në qytetin Nara. Abe, 67 vjeç, po mbante një fjalim për zgjedhjet, kur u qëllua me dy plumba. Sulmuesi i dyshuar u arrestua në vendin e ngjarjes./21Media