Kurti: Indiferenca e organeve të drejtësisë ka bërë që të na mbeten në kokë emra grash të vrara

Kryeministri Albin Kurti ka nisur mbledhjen e Qeverisë me vdekjen e 18-vjeçarës në Ferizaj e cila u vra nga bashkëshorti i saj.

Ai ka thënë se në formën më të rëndë u shfaq dhuna mbi Marigonën të cilës dje iu dha lamtumira e fundit.

“Ne sërish u ndiem të pafuqishëm përballë një vdekje të jashtëzakonshme. Unë nuk guxoj t’i mendoj orët e fundit të jetës së një vajze të brishtë. Pas një veprimi të tillë na shuhen shpresat e na shuhen fuqitë. Vrasësi nuk ka njohu asgjë nga Marigona përveç moshës së saj. Viktimën e njohëm nga vrasja e saj, kurse vrasësin nga biografia e tij. Kjo është gjendja jonë shoqërore, një indiferencë e përgjithshme nga organet e drejtësisë e instaluar për vite ka bërë që në kokën tonë të mbeten me emra grash viktima të dhunës. Një edukim i tërë shoqëror duhet të thellojë ndjeshmërinë dhe respektin.

Ai ka thënë se drejtësia është çështje e shoqërisë në tërësi.

Kurti ka thënë se përgjegjësia i takon tërë trupës shoqërore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme