Në një deklaratë për shtyp, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti ka folur edhe për bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisjeje.
Kurti vlerëson se ende ka mundësi që me LDK-në t’i vazhdojnë takimet për ta finalizu marrëveshjen për koalicion.
“Unë besoj që qytetarët e Republikës tash i duan ministrat, e jo vetëm se cila parti çfarë mori e çfarë nuk mori. Besoj që do të takohemi dhe të fillojmë fazën e re të përmbylljes së këtyre takimeve dhe ta finalizojmë me një marrëveshje për koalicion”, tha Kurti.
Kurti ka pohura se ai ka qenë për takime më të shpeshta me LDK-në për të mos hubur kohë për marrëveshjne finale.
“Unë kam qenë iniciatorë i takimeve të shpeshta sepse nuk bëhet marrëveshja shpejt pa takime të shpeshta…Unë po e shprehi vullnetin tim që të ecim përpara shpejtë sepse nuk kemi kohë për të humbur”, tha Kurti, i cili shtoi se pas datës 26 dhjetor ka qenë dëm që nuk janë takuar.
Kurti ka pohuasr se takimi mes tij dhe Thaçit ka qenë i shkurtër dhe pa efekte juridike.
“Sot isha në takim me presidentin e Republikës, ky ishte një takim i shkurtër konstulativ pa efekte juridike, lidhur me fazën e ardhshme konstituive të institucioneve që sot i kanë mbushur tre muaj.”
Kurti më tej ka shtura se VV do ia propozojë Presidentot kandidatin e vet për Kryeministër.
“Do i propozojmë kandidatin tonë presidentit. Qytetarët e Kosovës duan në krye njerëz të devotshëm. Kam insistuar për takime sa më të shpeshta, nuk bëhet marrëveshje pa takime të tilla. U refuzua oferta që unë bëra më datë 23 dhjetor, u zvarrit formimi i qeverisë. Unë do jem kryeministri i ardhshëm, zvarritja e qeverisë është kosto e shtetit.”