Kryeministri Albin Kurti, ka thënë që Ankandi Solar 100 MW do t’i zvogëlojë kostot dhe do ta shtrojë rrugën për projekte të ardhshme të energjisë së ripërtrishme.
Ai e tha këtë në konferencësn e Para Ofertimit për Ankandin Solar 100 MW, të organizuar nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID-in, sipas Kosovapress.
“Ky potencial do të shtojë benficione shtesë sa i përket zvogëlimit të kostos dhe do ta shtrojë rrugën drejt projekteve të ardhshme për energji të ripërtrishme. Jemi në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik. Ky është një progres i gjelbër i prekshëm”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, u shpreh se ky ankand paraqet hap të rëndësishëm të Kosovës për hyrje në Bashkimin Evropian.
“Ky ankand paraqet edhe një hap të rëndësishëm në integrimin e Kosovës në BE. Përfshirja e sektorit privat është jetike për arritjen e qëllimeve për dekabornizim. Kosova është në pozitë të mirë rajonale, por kalimi energji të ripërtrishme do të kërkojë investime edhe nga sektori privat”, tha Hovenier.