Kurti komenton njohjen nga Izraeli, ja çka thotë për Palestinën (VIDEO)

“Palestina nuk e njeh Kosovën edhe pse dikush mund të mendojë se përfaqësuesit zyrtarë të një populli që për shtatë dekada ka protestuar dhe luftuar kundër pushtimit ilegal nga Izraeli do të ishin ndër të parët që do të solidarizoheshin me Kosovën.

Megjithatë, Palestina nuk e njeh dhe ish-udhëheqësi i saj, Yasser Arafat, u kritikua për lidhjet e tij të ngushta me ish-udhëheqësin serb Slobodan Millosheviq në fund të shekullit.

Ndërkohë, megjithëse Izraeli dhe Kosova e njohën zyrtarisht njëri-tjetrin vetëm pak më shumë se një vit më parë, politika e Tel Avivit ndaj Kosovës ka qenë prej kohësh jo agresive. Edhe para njohjes formale, për të cilën ishte lobuar nga administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Izraeli mbështeti fushatat e Kosovës për anëtarësim në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

“A ishte qëndrimi palestinez aty, vetëm për të dalluar pozicionin e lidershipit palestinez në lidhje me Kosovën, një faktor në marrëveshjen e kohës së Trump që e pa Izraelin të njihte Kosovën, por Kosova të njihte në mënyrë kontraverse, Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. A kishte lidhje me pozicionin palestinez? Apo ishte vetëm pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Trump?”, e pyeti gazetari i Arab News, Kurtin.

“Ish-presidenti amerikan erdhi pesë vjet më parë, ndërsa ne shpallëm pavarësinë 14 vjet më parë. Pra, kishte kohë të mjaftueshme për të parë se Kosova po njihet gjithnjë e më shumë nga vende të ndryshme të botës. Dhe nuk është kurrë tepër vonë, mendoj se ata mund ta bëjnë tani, në përputhje me realitetin tonë historik dhe me qeverinë aktuale demokratike të Kosovës. Më kujtohet shumë mirë kur NATO ndërhyri kundër Jugosllavisë që udhëhiqej nga Millosheviqi, si palestinezët, ashtu edhe njerëzit e Kosovës janë mbështetur nga Izraeli. Kështu që unë mendoj se edhe në ditët e sotme të dyja (vendet) duhet ta mbështesin Pavarësinë e Kosovës”, tha mes tjerash Kurti, transmeton Klankosova.tv.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme