Kurti konsideron prioritet bashkimin e Mitrovicës, jo ulësen në OKB

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha sot se prioritet i Kosovës është bashkimi i Mitrovicës dhe kjo nuk duhet ndërruar me ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kurti ka numëruar përparësitë që ka Kosova dhe që duhet shfrytëzuar në raport me Serbinë, ani pse, sipas tij, Kosova ka marrë shumë më pak se sa Serbia përgjatë 6 viteve të dialogut.

Ai thotë se Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjë kompromise për të siguruar ulësen në OKB, raporton KP. Siç u shpreh Kurti, nuk mund të jepet territor për të fituar vendin në OKB. “Prioritet duhet të jetë bashkimi i Mitrovicës, më falni por jo ulësja e OKB-së. Nuk jam kundër ulëses në OKB, por bashkimin e Mitrovicës nuk mund ta krahasojmë me ulësen në OKB”, tha Kurti.

Sipas tij, Kosova duhet të ketë dialog me serbët lokalë. Ai ka kritikuar Brukselin. “Beogradi ka qëllim të krijojë bosnjizimin e Kosovës. Serbët kërkojnë ndarjen e Kosovës”, tha ai.

Ai këto komente i bëri në konferencën “Skenarët e `Finales së Madhe` ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme