Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.
Në një postim në Facebook, Kurti bën të ditur gjithashtu se Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është duke zhvilluar një në vizitë në SHBA, me rastin e 30-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror.
Me këtë rast, Gjeneral Bashkim Jashari zhvilloi takime edhe me shumë krerë ushtarakë amerikanë dhe të ushtrive tjera aleate. Teksa po rrisim përmasën, shtojmë aftësitë dhe ngrejmë kapacitetet tona ushtarake, Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, shkruan Albin Kurti në postimin e tij në Facebook.
© SYRI.net