Për Euronews Albania, Kurti u shpreh se njohja e plotë e Kosovës si dhe integrimi dhe bashkimi i shqiptarëve do të sillte stabilitet në Ballkan.
“Sigurisht kombi shqiptar në përgjithësi dhe shteti i Kosovës në veçanti ka gjatë këtyre dy dekadave arritje politike dhe institucionale, mirëpo duam të theksojmë atë që nuk është përmbushur ende, sovraniteti i plotë i Kosovës, integriteti territorial, njohja e pavarësisë së Kosovës, afrimi dhe integrimi i shqiptarëve që do të arrinte stabilitetin e vërtetë dhe afatgjatë në Ballkan,” – tha Kurti.
Për sa i përket bashkimit, kryetari i Vetëvendosjes tha se kjo realizohet vetëm përmes qeverive të ndershme dhe të pakorruptuara, “të cilat vendosin interesin e përgjithshme përtej asaj vetjake”.
“[…] kjo arrihet nëse të gjitha qeveritë e kuptojnë se çfarëdo ndihme nga jashtë nga partnerë apo aleatë, duhet të paraprihet nga vetërespekti, vetëbesimi dhe puna jonë këtu brenda,” – këmbënguli më tej Kurti.