Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me akademik, Rexhep Qosjen, kanë vizituar veprimtarin e shquar, Adem Demaçin.
“Sot në mëngjes ishim në vizitë te Baca Adem Demaçi me Prof. Rexhep Qosjen. Qartësia dhe thellësia e mendimit dhe dijes së tyre frymëzon si ngaherë, pavarësisht kohërave tona e moshës së tyre”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Baca Adem i dha pamatshëm shumë Kosovës dhe shqiptarëve. Dhe, sot, me entuziazëm të paepur porosit: Përpara”.