Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka dalë me një video mesazh drejtuar qytetarëve të vendit për situatën e krijuar në veri.
Ai ka dënuar dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve, por nuk e tha asnjë fjalë për reagimin e ashpër të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier i cili tha se: “Më duhet të them se në këtë moment, SHBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa prej interesave të Kosovës, siç është angazhimi me vendet mosnjohëse, apo puna aktive për të avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike”.
Kryeministri Kurti tha se kryetarët shqiptarë të katër komunave veriore janë legjitimë.
“Ekstremistët dhe milicët kanë emra të veçantë. Ata nuk janë populli. Komuniteti serb duhet të çlirohet prej tyre. Ne i kemi identifikuar shumicën e tyre dje dhe sot. Nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin e më të fuqishëm se shteti”, tha ndër tjerash Kurti./IndeksOnline/