Kurti, mërgimtarëve: Të ushtroni më shumë ndikim politik te familjet në Kosovë

I shoqëruar nga Sami Kurteshi dhe Hysen Durmishi, ish lideri i Lëvizjes Vetëvendoje, Albin Kurti ka mbajtur gjatë fundjavës që kaloi takime me bashkatdhetarët në Zvicër, përkatësisht në Lozanë, Bulle dhe Bernë, ku pjesë e  delegacionit ishte edhe veprimtari Avni Dehari.

Në debatin e gjallë me pjesëmarrësit, Kurti ka zhvilluar tezat e tij tashmë të njohura për shtetin e kapur nga regjimi që po e mban prej më shumë se 17 vitesh pushtetin e tij kriminal në Kosovë.

Ai, i është përgjigjur edhe pyetjes së shtruar nga disa pjesëmarrës në debat lidhur me simbolet kosovare, gjegjësisht injorimin që subjekti i tij u bën atyre.

“Ne si lëvizje kemi në kryesi dhe në strukturat tona shumë shqiptarë që nuk janë nga Kosova: tre janë nga Shqipëria, pastaj nga Maqedonia, Kosova Lindore etj. Dhe të gjithë këta mund t`i përfshijmë vetëm në flamurin kombëtar”, ka thënë Kurti.

Prijësi ideologjik i Lëvizjes Vetëvendosje po ashtu është ballafaquar edhe me kritikat e disa prej pjesëmarrësve për “mungesën e filtrimit” të atyre që ia mësyjnë këtij subjekti, pasi që “janë djegur” ose konsumuar në subjekte të tjera, shkruan albinfo.ch.

Sipas tyre, ky rekrutim nuk i bën mirë shëndetit të VV-së dhe e dëmton besimin e popullatës në këtë lëvizje.

Kurti ka theksuar se Vetëvendosje nuk mund të bëjë analizën e personalitetit të atyre që na bashkohen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme