Kurti mesazh Vuçiqit: Krijo Asociacion mbi baza etnike në Serbi

Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar tabelën e 11 komunave në Serbi, që udhëhiqen nga kryetarë joserb dhe të cilat minoritete do të mund të formonin Asociacion mbi baza etnike.

Postimi i tij i plotë:

Asociacionet e komunave mbi baza etnike në Serbi?

Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët.

11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme