Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet që të takohen sërish sot.
Gjatë së enjtes ata kanë patur një tjetër takim ku nuk është arritur marrëveshja për koalicion.
Takimi i së enjtes ka zgjatur dy orë dhe siç mësohet, kryetarët e dy partive janë pajtuar që t’i vazhdojnë me bisedimet.
Kurti dhe Mustafa dolën nga ndërtesa e Kuvendit ku ishte mbajtur takimi pa u prononcuar lidhur me zhvillimin e bisedimeve.
Para takimit, Mustafa kishte deklaruar se po mundohen ta arrijnë marrëveshjen, ndërsa Kurti ihte shprehur se ende nuk ka marrëveshje dhe se ajo nuk varet vetëm nga ai.