Kurti: Ndalimi i boksierëve kosovarë nga Serbia do të adresohet edhe në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar lidhur me ndalimin e ekipës së Kosovës që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohej në Beograd.

Kurti ka thënë se këtë çështje do ta adresojë në Bruksel.

Derisa sa për ndonjë takim ndërmjet krerëve të shtetit të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Kurti ka thënë se nuk ka ndonjë datë të caktuar për sivjet.

Ai shtoi se në gjysmën e nëntorit, do të ketë takime në Bruksel nga përfaqësues të dy shteteve.

Kujtojmë që ditë më parë ekipi i boksierëve nga Kosova u ndalua të hyjë në Serbi përçka nuk mundi të marr pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohej në Beograd.

Kjo erdhi si shkak që ekipit të boksierëve kosovarë iu ishte kërkuar prezantimi pa simbole shtetërore, përçka këta të fundit nuk e pranuan një gjë të tillë.

Pas kësaj ka reaguar Federata Ndërkombëtare e Boksit, ku sekretari gjeneral i kësaj organizate ka kërkuar që autoritetet serbe t’i lejojnë boksierët kosovare që të garojnë me simbole shtetërore.

Ndërsa, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka paralajmëruar se Qeveria e Republikës së Kosovës po planifikon që të ndjekë procedura ligjore ndaj Serbisë lidhur me këtë çështje.

Ai ka thënë se pengesat në hyrje ka qenë me direktiva nga Qeveria serbe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme