Kurti në Drenas: Me qeverisjen tonë fiton populli e humbin pushtetarët

Nga tubimi parazghjedhor në Drenas, kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se duhen njerëz të ndryshëm për ndryshime. Dhe mbi të gjitha, ai ka shprehur nevojën për një koncept tjetër për ndryshime.

“Këta njerëz të tjerë dhe këtë koncept tjetër i ka Vetëvendosje. Kjo është arysueja pse ne jemi zgjidhja në këto zgjedhje”, ka theksuar Kurti nga Drenasi.

“Drenasi i ka dhënë shumë Kosovës, veçse ka përfituar vetëm papunësi e varfëri, dhe nëpërkëmbje. Me qeverisjen e VV do të përfitojnë të gjithë dhe do të humbin disa”, ka shtuar ai në tubim.

Kurti ka thënë po ashtu se pasuria e qytetarëve është bërë e pushtetarëve në këto 18 vite të pasluftës. Por, ai u zotua se me qeverisjen e VV-së, pasuria e paligjshme e pushtetarëve do të konfiskohet dhe do ti kthehet qytetarëve përmes ligjit antimafia.

“Njerëzit që na kanë ardhur javët e fundit prej PDK-së na kanë thënë që po vijmë me kushtin që nuk do të bëheni me PDK-në pas zgjedhjeve. Njerëzit që na kanë ardhur javët e fundit nga LDK-ja na kanë thënë që po vijmë me kushtin që nuk do të bëheni me LDK-në pas zgjedhjeve. Me 13 qershor merret vesh se çka mbetur nga këto koalicione të lodhura e që ne do t’i lodhim deri në fund të zgjedhjeve”, tha ndër të tjera Kurti në Drenas.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme