Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kjo parti nuk ka pasur nevojë edhe për një fitore pas asaj që arrit më 28 dhjetor.
Por, Kurti ka thënë se partitë opozitare kanë nevojë edhe për një humbje.
Ai i ka kujtuar mërgatës se kanë vetëm edhe 12 orë kohë për t’u regjistruar për të votuar.
LVV sonte mban tubim në Gjakovë, ku do të bëjë prezantimin e kandidatëve për deputetë.



