Kurti në Prekaz: Liria që gëzojmë sot i ka rrënjët në sakrificën e heronjve e mbi të gjitha te flijimi i Jasharajve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e tij të parë të punës në krye të Qeverisë, bëri homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në fjalën e tij para medieve, kryeministri Kurti, tha se kjo liri që gëzojmë ne sot dhe ky shtet që e kemi, i ka rrënjët në sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit e mbi të gjitha te flijimi i Jasharajve.

“Në këtë vend 59 anëtarë të Familjes së gjerë të Jasharajve dhanë jetën e tyre në atë që e njohim si “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, me në krye Komandantin Legjendar, Adem Jashari.Unë sot e falënderoj për mirëpritjen djalin e Hamëz Jasharit, kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin”, u shpreh kryeministri Kurti.

Prekazi, siç shtoi kryeministri Kurti, është vendi i parë që e viziton si kryeministër i Republikës së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme