Kurti në takim me studentët e UEJL-it, diskutojnë për veriun

Nën vazhdën e takimeve dhe aktiviteteve, kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim studentët, profesorë dhe drejtues të Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore pranë Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) nga Republika e Maqedonisë së Veriut, me të cilin bashkëbiseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë.

 

Sipas njoftimit të qeverisë, gjatë bashkëbisedimit është përmendur zhvillimet në Kosovë, përfshirë luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, lirive civile dhe zhvillimin e demokracisë në Kosovë.

“Kryeministri vuri në pah se të gjitha këto progrese janë të evidentuara nga raportet ndërkombëtare të Transparency International, World Justice Project, Freedom House e Reporterëve pa Kufij. Njëkohësisht, u përmend edhe progresi ekonomik me ç’rast studentët kuptuan se Kosova në dy vitet e fundit ka pasur rritje mesatare ekonomike për 7%”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Kryeministri po ashtu ka thënë se të hyrat tatimore janë rritur për 2/3 dhe investimet e huaja janë dyfishuar. Ndërkaq, për herë të parë në Kosovë, siç ka thënë kryeministri, eksportet pritet të arrijnë vlerën prej 1 miliard euro.

Përgjatë diskutimit mes kryeministrit Kurti dhe studentëve u shtrua tema edhe mbi zhvillimet e fundit në vend dhe për situatën në veri të Kosovës.

Në fund të këtij takimi përmbajtjesor, studentët patën mundësi që të shpalosin interesimin mbi çështje të ndryshme përderisa kryeministri u shpreh i gatshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve që burojnë nga kureshtja dhe interesimi i tyre.

Kujtojmë s studentët, profesorë të Universitetit të Evropës Juglindore nga Republika e Maqedonisë së Veriut po qëndrojnë në Kosovë për një vizitë tradicionale studimore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme