Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri të Kosovës, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.
“Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë në zgjedhje që do të jenë të katërta në më pak se dy vite. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Kemi Kuvend dhe ky Kuvend mund t’i japë vendit president ose presidente”, ka thënë Kurti.
Ai ka theksuar se në Kosovë presidenti nuk zgjidhet përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta, por nga Kuvendi.
Kurti ka ngritur edhe pyetjen se çfarë do të zgjidhej përmes zgjedhjeve të reja, nëse një Kuvend i ri do të përballej me të njëjtën vështirësi për zgjedhjen e presidentit.
“Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar Kuvendin, i cili nuk arrin që të zgjedhë sërish president?”, ka deklaruar kryeministri.



