Kurti nuk e komenton dorëheqjen e Latifit: Do ta takoj sot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sot do ta takojë ministrin e dorëhequr të Shëndetësisë, Rifat Lafiti.

Kurti nuk komentoi arsyet e dorëheqjes së ministrit, ose edhe zëvendësimin e tij me dikë nga Lista ‘Guxo’.

“Do ta takoj ministrin Lafiti sot, dhe asnjë pyetje e gazetarëve nuk do të mbetet pa përgjigje nga Qeveria e Kosovës”, tha Kurti para gazetarëve.

Në letrën e dorëheqjes që Latifi ia ka dorëzuar dje kryeministrit Albin Kurti, ka potencuar se deri te ky vendim ka ardhur pas “shumë reflektimesh” në muajt e fundit.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes. /Reporteri.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme