Kurti nuk zmbrapset për rezistencën në zyre dhe protesta: Do reagojmë pas vendimit të Kushtetueses

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se do presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pastaj do reagojnë.


I pyetur nga gazetari, se a është i gatshëm që Kurti ta dorëzon pushtetin tek Avdullah Hoti, ai tha se do të presin njëherë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pastaj do marrë vendimet që duhen.

Po ashtu Kurti tha se partitë po bëjnë orvatje të bëjnë një makinë të kohës sikurse filmat shkencor dhe të kthejnë verën e 2019, por kjo nuk është e mundshme sipas tij.

“Të shohim si po shkojnë zhvillimet në këto ditë, sot e nesër kur do ta kemi këtë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe porsa ta lexojmë atë tekstin dhe të shohim çfarë interpretimi kemi, do të marrim vendimet që duhen, por po e përsëris një përgjigje tjetër me 6 tetor ka dalur zogu nga lëvozhga dhe s’kthehet më, pra këta po orvatën ta bëjnë një makinë të kohës sikur në filmat fantastiko shkencor që na kthen dikur në verën e vitit 2019, por kjo nuk është e mundshme, është e mundshme kështu si ushtrim imagjinativ”, tha Kurti.

Kurti tha se nuk qëndron prapa organizimin të protestave, por mbrapa saj ajnë aktivistët e Vetëvendosjes që po merren me përgatitjen e kësaj proteste.

Ai tha se respekton lirin dhe të drejtat e qytetarëve, por duke respektuar masat e marra për t’u mbrojtur nga pandemia Covid-19.

“Po së pari Lëvizja Vetëvendosje e ka organizatën e aktivistëve dhe ata veprojnë, organizohen dhe punojnë, tash ne si kryeministri ne nuk marrim pjesë as në përgatitje as në organizim të këtyre aktiviteteve”, tha Kurti, transmeton Gazeta Metro.

“Ne jemi që të respektohen të drejtat dhe liritë e qytetarëve, por gjithmonë në kuadër të masave që kemi marrë  për t’u mbrojtur nga shpërndarja e pandemisë Covid-19. Unë nuk kam kohë të kryej detyrën e aktivistit të Lëvizjes apo kryetarit të saj në këtë kohë krizë shëndetësore, politike, besa nga pak edhe ekonomike”, tha Kurti.

Kurti pas takimit me Shpend Ahmetin, po ashtu i quajti partitë politike si regjime të vjetra në skenën politike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme