Kurti për ndalimin e “Mirdita, dobar dan”: Në vend të artistëve, Serbia dje ia dha fjalën grupit të huliganëve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas ndalimit të festivalit “Mirdita, dobar dan”.

Kryeministri këtë veprim të Serbisë e lidhi me refuzimet e saj të marrëveshjes.

 Sipas Kurtit, dje Serbia në vend të artistëve, fjalën ia dhanë grupit të huliganëve të cilët u mblodhën në sheshin e Beogradit për të pamundësuar mbajtjen e festivalit.

Kurtit tha se ideja e festivalit u deformua nga dy njerëzit më të afërt të Aleksandar Vuçiqit, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiq.

“Pasi refuzoi edhe një herë nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore të lehtësuar nga BE-ja, të miratuar nga SHBA-ja, Serbia mbylli të enjten një nismë tjetër të sponsorizuar nga BE, festivalin e “Mirëdita, Dobar Dan”. Një festival kulturor me një histori dhjetëvjeçare të festimit të diversitetit dhe bashkimit të artistëve nga Kosova dhe Serbia, “Mirëdita, Dobar Dan” u rrëmbye nga ZKM i Serbisë Vulin dhe MPB Daçiq, të cilët e deformuan atë, përtej njohjes, në një paradë groteske të urrejtjes dhe mesazhe diskriminuese. Në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve”, ka shkruar Kurti në X.

“Për fat të keq, Serbia ka shfaqur edhe një herë armiqësinë e saj të paepur ndaj gjithçka që ka të bëjë me paqen dhe pajtimin”, ka shkruar Kurti.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme