Kurti për reciprocitetin e targave: Ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Gjatë takimi u diskutua mbi vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës rreth pajisjes me targa të përkohshme për automjetet që kanë targa të Serbisë e që hyjnë në territorin e Kosovës.

Kurti tha se në asnjë vendkalim kufitar dje e sot nuk ka pasur incidente dhe se vendimi i djeshëm nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt dhe se Policia e Kosovës sipas tij ka qenë profesionale, korrekte e efikase.

Tutje, kreu i qeverisë tha se tek reciprociteti i targave të përkoshme për vetura ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë ose të dyja gabim.

“Pra, ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia”, ka thënë Kurti në takim me ambasadorët e Quint-it, transmeton Klankosova.tv

Ai i njoftoi ambasadorët edhe për bisedën telefonike që ka pasur mbrëmë me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Josep Borrell.

Ndërsa Sveçla tha se policët tanë janë në nivel të detyrës dhe po kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

“Qytetarët serbë nuk kanë pse të ndjehen të frikësuar, potencoi ai. Masat e ndërmarra nuk janë kundër atyre dhe as kundër ndokujt tjetër. Policia nuk merret me nacionalitetin e udhëtarëve. Ajo i mbron e respekton të gjithë qytetarët pa dallim”, është shprehur Sveçla, transmeton Klankosova.tv.

Ambasadorët dhe kryeministri Kurti u pajtuan që duhet ruajtur paqen dhe qetësinë, stabilitetin dhe sigurinë, dhe se dialogu duhet të vazhdojë e situata duhet të de-eskalojë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme