Kurti për Thaçin: Duhet të jesh njeri i unitetit që të bësh ekip uniteti

Albin Kurti, deputet i Vetëvendosjes, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi është personi që më së paku i takon të ndërmarrë hapa për të krijuar një ekip uniteti për të përfaqësuar Kosovën në bisedimet me Serbinë.

Kurti në Rubikon të KTV-së ka thënë se Thaçi është sikur “peshku në zallë” kur nuk është pjesë e dialogut me Serbinë.

“Duhet të jesh njeri i unitetit që të bësh ekip uniteti. Nëse ka një person që s’ka asnjë gjë legjitime që të bëjë ekip uniteti është ai, Thaçi. Nëse do të më pyeste dikush se kush nuk bën të bëjë ekip uniteti do të thosha se është Thaçi”, ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu ka bërë thirrje që Kosova të presë dialogun e brendshëm në Serbi për çështjen e Kosovës dhe “të mos përzihet në çështjet e brendshme të Serbisë, siç përzihet ajo në çështjet e brendshme të Kosovës”.

“Serbia ka nis një dialog të brendshëm. Serbia ka lansuar idenë e ndryshimit të kushtetutës së saj. Të mos përzihemi në punët e brendshme të tyre. Serbia po dëshiron të dialogojë çështjen e Kosovës. Ndoshta duan ta heqin Kosovën nga preambula. Ka pasur zëra se do të futet ‘Zajednica’ në vend të Kosovës, nëse kanë filluar një debat të brendshëm, të cilit duhet t’i besojmë. Unë për vete nuk i besoj sepse e kemi dëgjuar Vuçiqin teksa thotë ‘Duhet ta diskutojmë çështjen e Kosovës sepse në Shtime dhe Malishevë s’mund të kthehemi më’. Politika e jashtme e Serbisë gjithmonë ka qenë ushtarake”, ka shtuar më tej Kurti.

Kurti ka vlerësuar se dialogu me Serbinë nuk duhet të rifillojë pa një konsensus institucional. “Duhet të diskutojë edhe akademia, kuvendi, shoqëria civile dhe viktimat. Duhet të ketë rol kryesor qeveria dhe parlamenti, por kurrsesi jo ky president”, ka deklaruar Kurti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme