Kurti bashkë me Mimoza Kusari-Lilën, Agon Batushën e të tjerë kanë vizituar Teqen e Madhe Balkanike të këtij qyteti.
Me këtë rast, Kurti deklaroi se prioritet i qeverisjes së re do të jetë kthimi i trurit brenda vendit, duke ndjekur modelet e suksesshme që kanë aplikuar shtetet e tjera me një të kaluar të ngjashme, transmeton lajmi.net.
“Në takimin e djeshëm, me Shehët Musa e Gurfan Shehu, bashkëbiseduam për domosdoshmërinë e ndryshimeve socio-politike në vend dhe për nevojën që t’i kundërvihemi migrimit të lartë e sidomos të të rinjve që janë dija dhe forca aktive për zhvillimin e vendit”, tha ndër të tjerash Kurti.
Kurti poashtu deklaroi se ka njerëz që janë bërë të këqij se ishin në vend të gabuar.
“Këtë emigrimin e llojit më të ri duhet me ndalë. Ka njerëz të mirë që janë bërë të këqij se kanë qenë në vend të gabuar. Lideri e qet dikë në një pozitë që s’është kompetente, mu me bo me më qu në sallë operacioni si kirurg, atëherë me të drejtë me shajnë. S’jom për atë punë”.