Kurti priti në takim gazetaren ukrainase

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim gazetaren e parë ukrainase Lyudmila Makey, e cila është gazetarja e parë që ka arritur sot në Kosovë, si pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë në Kosovë”.

Kurti me këtë rast tha se do të kujdesen që Makey dhe kolegët e saj që do t’i mirëpresin, të kenë kushte të përshtatshme për punë dhe jetesë.

“Kosova u është bashkuar vendeve perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ne mbesim të përkushtuar të punojmë së bashku me aleatët për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale e globale”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka falënderuar Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Mediave (ECPMF), Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Unionin Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për bashkëpunimin në programin Gazetarët në Rezidencë në Kosovë./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme