Kurti: Punën më të madhe e kanë kryer dëshmorët dhe martirët, Qeverisë e Kuvendit i ka mbetë pjesa më e lehtë

Sot, Kuvendi i Kosovës ka mbajt një seancë solemne në nderim të 22 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sakrifica e familjes Jashari për liri, ishte pikënisja e çlirimit të Kosovës.

“Sot është ditë e shënuar për vendin tonë. Familja Jashari u rrethua me 5 mars 1998. Për tri ditë rresht do të luftonin. Tre breza të familjes u flijuan për neve. Në ato tri ditë e tri netë të qëndresës epike, 59 dëshmorë ranë për atdhe”, tha Kurti para deputeteve.

“Madhështia e familjes Jashari do të arrinte kulmin më 1998, kur nuk lejuan tërheqje. Jasharajt janë UÇK-ja para UÇK-së, për ta flijimi nuk ishte diçka e jashtëzakonshme. Rënia e tyre shpërfaqi fytyrën e shtetit serb si asnjëherë më parë. Këto ditë janë ditët qe mënojmë për të tashmen dhe të ardhmen qe na pret”, tha tutje në fjalën e tij Kurti.

“Ata nuk luftuan për pak shtet e pak republikë, ata dhanë gjithçka nga vetja për gjithçka që na takon. Faktori tjetër është NATO dhe vetëm më pas janë kontributetet e neve që mbetëm gjallë. Kjo është renditja e duhur, e drejtë, e mirë. Punën më të madhe të arritjeve tona e kanë kryer dëshmorët dhe martirët. Ata e kanë kryet pjesën kryesore të progresit. Qeverisë e Kuvendit i ka mbetë pjesa më e lehtë”, tha mështjerrash Albin Kurti.

Në këtë seancë solemne kanë marr pjesë edhe familja Jashari./Valon Fana, kallxo.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme