Kurti: Rritja e pagës për vetveten, është vjedhje

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, rritjen e pagës për kabinetin qeveritar nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj e ka quajtur vjedhje. Sipas tij, ky fenomen rrjedhë edhe nga qeverisjet e kaluara.

Ai ka thënë se vendimi për rritjen e pagave i ka rehatuar qeveritarët dhe familjet e tyre.

“Kosova është vend i vogël me qeveri të madhe, janë 5 zv.kryeministria, 21 ministra dhe 70 zv/ministria. Janë të tepërt.  Me datë 20 dhjetor kur i mbushi 100 ditë, kjo qeveri ia dyfishoi pagat vetvetes, meqë u akuzua ashpër, tri javë më pas ua rriti pagat edhe shërbyesve civilë, taman si shprehja `nuk të japin bukë për ta ngopur barkun, por për ta mbyllur goëjn`. Haradinaj ka deklaruar se nuk është para e humbur kjo. I vie keq të thotë se pikërisht kjo është fitim, fitim i rehatisë të partnerëve të koalicionit qeverisës, 70 veta janë rehat, bashkë edhe familjet e tyre. Kur nuk ke qeverisje zhvillimore nuk ke si të ndalesh tek një degradim. T`ia rrisësh pagën vetes është vjedhje. Kjo është si pasojë e fundme e një fenomeni të hershëm. Ne nuk flasim për ekonomi por vetëm financa”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.

Kurti ka folur për korrupsionin dhe papunësinë. Ai ka përmendur edhe nivelin e varfërisë dhe mënyrën e jetesës së njerëzve të varfër.

Ai ka theksuar se të varfrit duhet të punojnë patjetër në mënyrë që të sigurojnë jetesën.

“Kemi aq shumë korrupsion e papunësi, e dimë të gjithë. Si ka mundësi që  Kosova ka kaq shumë korrupsion dhe asnjëherë asnjë ministër i Drejtësisë nuk është dorëhequr apo shkarkuar? Asnjëherë nuk patën qeveri si duhet, por vetëm që t`i merr paratë. Mungesa e zhvillimit i jep hov korrupsionit. 3/4 janë më shumë se 12 muaj pa punë, ka persona prej 15-24 vjec që nuk janë as të shkolluar e as të punësuar dhe as në ndonjë trajnim. 32.9 për qind e papunësisë, kurse ajo e punësimit 25.2 për qind. Mbi 80 për qind të grave janë shpallur ekonomikisht jo aktive. Nëse do e shikonim pagën në punë thjesht si cmim për fuqinë punëtore, atëherë do të thellonim këtë gabim, kur flasim për të varfrit, e për të diskriminuarit, puna nuk është cështje zgjedhjesh por është nevojë e domosdoshmëri për të siguruar jetesën. Të varfrit duhet patjetër të punojnë në mënyrë që të mbijetojnë, prandaj cështja e punës”, ka thënë tutje ai, raporton Indeksonline.

Ndër të tjera, ai ka thënë se në vend që të bëhen kursime, qeveria e bën të kundërtën dhe bën shpenzime qeveritare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme