Kurti s’e përfilli, hesht Isa Mustafa që kërkoi heqjen e tërësishme të taksës

Dy partitë në pushtet Vetëvendosje dhe LDK edhe sot në seancën e jashtëzakonshme shprehën qëndrime të kundërta sa i përket heqjes së menjëhershme dhe të pjesërishme të taksës ndaj produkteve serbe.


Dje kreu i LDK-së, doli hapur kundër qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti që e bëri të ditur në konferencë për media për heqje të pjesërishme të taksës, duke kërkuar heqje të menjëhershme të saj, ashtu siç kërkon Amerika.

“Askujt nuk i mbushet mendja se Kosova e detyron Serbinë që ta njohë përmes tarifës. Por, shumicës dërmuese iu mbushet mendja se SHBA-të, në rend të parë, dhe BE mund ta bindin Serbinë, përmes procesit të dialogut, ta njohë shtetin e Kosovës. Dëshiroj të besoj se mbledhja e nesërme e Kuvendit do ti japë përkrahje Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti të hiqet tarifa. Të hiqet ashtu siç po kërkojnë SHBA-të. Nuk jam i sigurt që dikush nga grupet parlamentare ose deputetët e Kuvendit apo qeveritarët ta kenë gjetur një partner më të fortë, më meritor dhe më të përkushtuar sesa SHBA-të për shtetin dhe shtetësinë e Kosovës. E as një rrugë më me perspektivë se ajo e integrimit evropian dhe euroatlantik”, kishte shkruar ndër të tjera Mustafa, shkruan Reporteri.net.

Por kryeministri Kurti sot fare nuk e përfilli partnerin qeverisës, këtë rast kreun e LDK-së, Mustafa, pasi mbajti qëndrimin e tij për heqje të pjesërishme të taksës.

Bile Kurti iu kundërpërgjigj në një mënyrë Mustafës duke thënë se nuk është qasje e mire, deklarimi ose tash ose hiç.

“Besoj që nuk është qasje e mirë ose krejt ose hiq, ose tash ose hiq, pra besoj që qëndrimi im është i duhur për të ecur përpara, jo ose krejt ose hiq, posë tash ose kurrë, pra qasja jonë është ajo që praktikisht na ka vendosur në ofensivë, masat që na vendosin në defensive, ku duhet të shëndrohesh në kështjellë që mbrohesh në rrethim që të vjen rrotull është gabim, ka versione shumë më të mençura që të arrijmë qëndrimet që i dëshirojmë edhe më shumë se sa deri tash”, ka thënë Kurti sot në seancën plenare.

Edhe pse kanë ikur disa orë nga kjo deklaratë e Kurtit, i pari i LDK-së, Mustafa, ka heshtur dhe nuk ka thënë asnjë fjalë pas shpërfilljes që i bëri Kurti.

Ndërsa në një vijë me Isa Mustafën është shprehur ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili ka deklaruar se heqja e tarifës do të ishte një fillim i mrekullueshëm dhe përparim i madh.

“Një fill shumë i mirë. Isa Mustafa është lider guximtar. Heqja e tarifës nesër do të ishte një fillim i mrekullueshëm shumë më shumë përparim – dhe do të lëvizte shpejt. Por, zhvillimi ekonomik nuk mund të cohet përpara derisa të largohen tarifat”, kishte shkruar Grenell në Twitter.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme