Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkruar për masakrën në familjen e shkrimtarit Ymer Elshani, i cili mbeti i vrarë bashkë me gruan dhe katër djemtë e tij.
Këtij shkrimi, Kurti ia ka bashkangjitur një fotografi me vajzën e shkrimtarit, Teuta Elshani, shkruan Gazeta Sinjali.
Kurti treguar se në Poklek të Drenasit u vra nga forcat serbe babai i saj dhe e gjithë familja, ndërsa ajo shpëtoi, pasi ishte në Prishtinë ku kryente studimet.