Kurti: Shpendi fitoi kundër milionerëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se kandidati i partisë së tij në Prishtinë, Shpend Ahmeti fitoi zgjedhjet “përkundër milionave dhe milionerëve” që ishin kundër tij.

Kurti këto fjalë i tha në festën e organizuar nga Lëvizja Vetëvevendosje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Shpendi nuk fitoi vetëm për qindra vota diferencë, por fitoi përkundër milionave të tyre, përkundër milionerëve të tyre, përkundër portaleve të tyre, përkundër gazetarëve të tyre, sepse ka fituar për Prishtinën, për kryeqytetin”, deklaroi Kurti.

Ahmeti doli sot fitues i zgjedhjeve në Komunën e Prishtinës, kur pas numërimit të votave me kusht u zyrtarizua triumfi i tij ndaj Arban Abrashit të LDK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme